Lajme

Vidhte të dhënat e përdoruesve në Instagram, kompania merr masa ndaj agjencisë

Instagram ka hequr kompaninë e marketingut amerikan Hyp3r nga shërbimi i saj pasi u akuzua për grabitje të dhënave të përdoruesve. Hyp3r shkruante profile, kopjonte foto dhe tërhiqte të dhënat që supozohej të fshiheshin pas 24 orësh, sipas një hetimi të Business Insider.

Instagram tha se Hyp3r kishte "shkelur" politikat e saj dhe i kishin dërguar dokumente ligjore duke i thënë që të ndalonte mbledhjen e të dhënave. Ndërsa Hyp3r tha se ishte në përputhje me rregulloret e intimitetit dhe kushtet e shërbimit për rrjetet sociale që synonte.
Business Insider tha që pronari i Instagramit dhe Facebook duhej të ishte më i zellshëm për të parandaluar rrëmbimin e të dhënave, pas skandalit të Cambridge Analytica. Hetimi pretendonte se Hyp3r kishte mbledhur të dhëna së bashku me një milion postime në Instagram, përfshirë Stories në Instagram, për të ndërtuar profile të miliona përdoruesve. Dhe përmes këtyre metodave ajo kishte krijuar regjistrime personale të hollësishme që përfshinin fotografi, të dhëna biografike dhe informacione për përdoruesit se ku jetonin, punonin dhe udhëtonin, si dhe ato që interesoheshin.
Në përgjigje të hetimit, Instagram tha se kishte "hequr" kompaninë nga platforma e saj.
Ai tha: "Veprimet e Hyper shkelin politikat tona. Ai theksoi se të dhënat e kapura Hyp3r ishin të gjitha informatat publike.
Pronari i Hyp3r Carlos Garcia i tha gjithashtu Business Insider se "ajo që ne kemi marrë është informacion publik, dhe nuk kemi cenuar privatësinë e askujt.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë