Lajme

Vidhte aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv nëpër pallate, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili vidhte aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh në zonën e “21 Dhjetorit”.
Policia thotë se autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të banorëve ndërsa pamjet filmike i dhanë një dorë të fortë policisë për identifikimin e tij.
Ndërkohë janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke vjedhur në magazinën e një rrobaqepësie.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/511990929352392/?__xts__[0]=68.ARBMidMw-0mNkIsiHEs5sCtz2GePEe9Mdc7LNErdPIMWW2xbgq_mn0mlUWlw2DQqMfwaqkhEAWXPKwtNl0zHTSJidObgsCxDLc7sib6hK9Q1BLKuuvuBCJhrquCOJNnCelZ2F-SFXP92O-wovR4fV9_MQ7CsLZmu7uFzo0GT45qNSniceKigDk64KxDn-RM5UtDz6HI_naMJ1x5a-wKsbaW6WlSQ3hxJS5z0bK_7Q8LAQRx4g10joWC51eNuUS7ULhnqJqDMz8wnaPaNE_GVtPEHXf7iBvHUP9ororhGDWuKFCOOjNOvoA4ADH-9_XBsKjto96FjdrAEJ7y1qM4_EOaUBuNIhG3OpcHlIBXM&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë