Lajme

Vidhnin sende me vlerë dhe armë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në veri të Italisë, pasi dyshohen se kanë bërë disa vjedhje në qytetin e Sondrio dhe rrethinat e tij. Pas një operacioni të policisë lokale është bërë i mundur identifikimi i dy shqiptarëve të përfshirë në këto vjedhje.

Ata janë Gon Bilaci, 45 vjeç, dhe Adelaj Dylja, 24 vjeç. Për këtë të fundit bëhet me dije se ka pasur edhe një urdhër për dëbimin e tij nga territori italian. Policia u vu në lëvizje, pasi pati denoncime nga disa banorë të zonës, të cilët kishin bërë të ditur se u ishin vjedhur sende me vlerë në banesa.

Sendet më të lakmuara të dy shqiptarëve kanë qenë bizhuteritë prej ari dhe argjendi, por banorët kanë pohuar se u janë vjedhur në vilat e tyre edhe armë që ata i mbanin me leje. Dy hajdutët nga Shqipëria kishin shkuar në Sondrio në fillim të nëntorit. Në këtë zonë, vjedhja e shtëpive është një fenomen shumë shqetësues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë