Lajme

Vidhet kisha e Shën Thanasit në Korçë

Kisha e Shën Thanasit në Korçë është vjedhur gjatë orëve të natës së kaluar. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur Kishën, duke dëmtuar derën e pasme.
Mësohet se autorët kanë mundur të thyejnë 4 arka ku njerëzit hidhnin lekë për bamirës, duke marrë gjithçka kishin brenda. Po kështu autorët e kësaj vjedhjeje kanë thyer edhe një arkë me qirinj.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar e kapur autorët.
Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit bien pre e vjedhjeve. Ashtu si në Korçë, ka pasur raste edhe në qytetet e tjera, ku janë grabitur objektet e kultit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë