Lajme

Vidhet kasaforta e postës në Krujë, arrestohet roja

Pas grabitjes së postës në Krujë, policia ka arrestuar rojën.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet B. P., 51 vjeç, banues në Durrës (me detyrë roje private pranë postës së Krujës).
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Vjedhja e kasafortës së postë së Krujës ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.
Siç njofton policia, roja private, shtetasi B. P., pas marrjes djeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.
Gjithashtu është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasi S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë