Ka ndodhur

Vidhet kasaforta e një lokali në Kukës, në pranga autorët

Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj në Kukës, pasi kanë vjedhur kasafortën e një lokali në qytet dhe kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.  

Policia thotë se janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjes, që janë dy vëllezërit R. H., 30 vjeç, dhe E. H., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, vëllezërve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë