Lajme

Vidhet banesa e avokatit në Durrës, i merren 350 mln lekë

Banesa e një avokati të njohur është grabitur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Edmond Saliut, ndërsa ky i fundit ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 350 milionë lekë në total, në valuta të ndryshme.

Avokati ka thënë në polici se i kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës. Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të saj.

Sipas bluve të Durrësit dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë