Ka ndodhur

Video/ Vrapon nëpër ara për t’iu arratisur policisë, por kapet pas ndjekjes me dron

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Kurbin pas ndjekjes me dron nga forcat e policisë. Ervin (Astrit) Kasmi 42 vjeç nga Fushë-Miloti tentoi t’i shmangej policisë duke u larguar me vrap. Por nuk ishte në dijeni që mbi kokën e tij fluturonte droni i policisë, duke gjurmuar çdo lëvizje të tij.

Pas disa minutash ndjekje, ai u arrestua. Së bashku me të u vu në pranga dhe Asim Brahja 41 vjeç, pasi ka penguar policinë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar Ervin Kasmin të fshihet në banesën e tij. 

42-vjeçari është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Kurbinit me 3 vite burg për vjedhje në bashkëpunim. Ai është person me precedent të mëparshëm penal së fushën e vjedhjes së pronës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë