Futboll

Video/ Vllaznia sërish e para, Skënderbeu merr pikën e parë korçare

Vllaznia ka përmbushur parashikimet dhe ka mundur 1-0 Bylisin në stadiumin “Loro Boriçi”, duke marrë sërish kryesimin e renditjes, me 13 pikë. Një gol me kokë i Eni Imamit në pjesën e dytë i ka dhënë fitoren skuadrës shkodrane në një ndeshje të dyluftuar, pasi Bylisi nuk u dorëzua për asnjë moment.

Shkodranët u kaluan përkohësisht nga Partizani në klasifikim dhe ndalesën e të kuqve në derbin me Tiranën ata e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Vllaznia kthehet sërish e para në javën e 6-të, duke konfirmuar se këtë sezon ka një skuadër kompetitive, ashtu siç tha në konferencë shtypi autori i golit ndaj Bylisit, Imami.

https://streamable.com/pim9pv
Goli i Uerdi Marës ndaj Laçit. Gazeta Si, 5 dhjetor 2020

Skënderbeut i ka ikur fitorja nga duart në Korçë, teksa udhëhiqte 1-0 deri në minutën e 2-të shtesë, kur Laçi barazoi shifrat. Për ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj kjo është pika e parë që Skënderbeu merr në fushën e tij në 3 ndeshje. Uerdi Mara realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës dhe kur korçarët po bëheshin gati të festonin, Laçi barazoi, duke u larguar me një pikë nga kjo transfertë.

https://streamable.com/pim9pv
Goli i barazimit të Laçit. Gazeta Si, 5 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë