U luajtën 4 nga 5 ndeshjet e javës së 15-të të Superiores. Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë, në një fushë të vështirë si ajo e “Adush Muça”. Vllaznia hasi në rezistencën e Bylisit, por në shtesë Ardit Hoxhaj befasoi vendasit dhe i dha tre pikët kuqebluve që mbajnë në 9 pikë diferencën me Teutën.
Teuta e ruan distancën që kishte me shkodranët, falë fitores minimale ndaj Kastriotit, duke iu falur sulmuesit Dejvi Bregu, i cili me një goditje dënimi shtangu skuadrën krutane dhe i dha tre pikët “Djemve të detit”. Pas katër humbjeve radhazi, më në fund Kukësi ia ka dalë të rikthehet te rezultatet pozitive teksa në ditën e sotme ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 1-3. Verilindorët nuk mund t’i lejonin vetes më shumë hapa fals, teksa të besuarit e trajnerit Rrahman Hallaçi rigjejnë fitoren kundër fierakëve me rezultatin 1-3. Ibraimi shënoi i pari me penallti për Kukësin, ndërsa Smaçi vendosi përkohësisht baraspeshën. Peposhi dhe Eze më pas realizuan për Kukësin dhe i dhanë tre pikët skuadrës së tij. Kukësi merr tre pikët dhe shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 11 pikë.
Pikë shpresë merr Skënderbeu në këtë transfertë, në luftën për mbijetesë. Korçarët madje shënuan të parët me Meksin, por Nwabueze barazoi me penallti. Dy shtylla dhe një traversë e kurbinasve, që ishin të pafat dhe morën vetëm një pikë. Ndërkohë, kjo javë e do të mbyllet me derbin e madh të kryeqytetit, i cili do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, prej orës 18:00.
Java e 15-të, Kategoria Superiore
APOLONIA-KUKËSI 1-3
Golat: Samci 60’ / Ibraimi 15’ (pen), Peposhi 76’, E|ze 82’
LAÇI-SKËNDERBEU 1-1
Golat: Nwabueze 51 (pen) / Maksi 43’
BYLIS-VLLAZNIA 0-1
Golat: Hoxhaj 90+4′
KASTRIOTI-TEUTA 0-1
Golat: Bregu 72’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.