Futboll

VIDEO/ Tirana ‘’leksion’’ Kukësit, Kastrioti e nis mbarë, mposht Partizanin

Sot, pas një pritje për më shumë se një muaj e gjysmë, rinisi Superliga me shumë peripeci deri në minutën e fundit. Futbolli ngriti krye ndaj qeverisë, duke kërkuar plotësimin e 4 kërkesave, që sipas Ligës dhe FSHF-së, janë të domosdoshme për ekzistencën e tij. Liga Profesioniste kërkoi bojkotin e garës dhe FSHF-ja e aprovoi, çka solli shtyrjen për dy muaj të aktivitetit. Qeverisë nuk i pëlqeu aspak presioni i futbollit, Liga këmbënguli dhe pak ditë më parë u arrit një lloj akordi.

Përsa i përket rezultateve Tirana e ka nisur aty ku e ka lënë, duke marrë një fitore pa shumë diskutime me rezultatin 2-0 kundër rivalëve direkt për titull, Kukësit. Bardheblutë e drejtuar nga Egbo realizuan që në minutën e 6-të me Najdovksi. Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi maqedonas kërcen më shumë se të gjithë, duke e dërguar topin në cepin e portës së Xhikës. Pa u mbyllur pjesa e parë Tirana, që këtë sezon kërkon të përsëri suksesin e vitit të kaluar realizoi golin e dytë, sërish Najdovski me kokë. Pas krosimit fantastik të Muçit, mbrojtësi maqedonas godet saktë, duke mposhtur për herë të dytë Xhikën.  Në fraksionin e dytë të lojës, pavarësisht se Gega bëri disa zëvendësime nuk arriti ta shmangte dot humbjen.

TIRANA-KUKËSI 2-0

Shënues: Najdovski 6′ , 14′

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Gyamfi, Kobinah, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: Emanuel Egbo

Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Matheus, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega

https://streamable.com/v7djeq

Kastrioti e pati mjaft të vështirë të merrte tre pikët me Partizanin pavarësisht se në fund fitoi 2-1 në stadiumin e Kamzës. Krutanët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me anë të Da Silva, i cili përfitoi nga një gabim i pafalshëm i Belicës në mesfushë, ndërsa kryeqytetasit barazuan në të 65-të me Jasir Asani nga pika e bardhë e penalltisë, pas një 11-metërshi të fituar vetë në krahun e majtë. U mendua se ndeshja do mbyllej në barazim, por në minutën e 87-të, falë një goli mjaft të bukur të Rezi u vulosën tre pikët.

Kastrioti-Partizani 1-0

Shënues: Da Silva 19′, Rezi 87’/ Asani 65′

Kastrioti: Hidi, Bojom, Husein, Çela, Prodani, Okebugu, Bardhi, Mehmeti, Moraes, Rezi, Da Silva. Trajner: R. Ndreu.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Broja, Asani, Bardhi, Mala, Solomon. Trajner: I. Daja.

https://streamable.com/h4c084

Në takimin tjetër Bylis dhe Laçi u ndalën në barazim 1-1 midis tyre. Ballshiotët e nisën mirë takimin dhe në minutën e 36-të kaluan në avantazh me anë të Hadroj, që me kokë shënoi në portën e ish-skuadrës së tij. Në minutën e 49-të, Nuabueze barazon nga pika e bardhë e penalltisë.  Pas prekjes së topi me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit Alan, gjyqtari nuk nguron të akordojë 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol bomber i Laçit.

BYLIS-LAÇI 1-1

Shënues: Hadroj 36′ / Nuabueze 49′

Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Alan, Stojanoviç, Ndreca, Ujka, Dushkaj, Hadroji, Mwllugja, Murataj, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan.

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Musta, Deliu, Ramos, K.Rapo, Lushkja, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë