Futboll

Video/ Tirana fiton derbin e Shqipërisë dhe rihap kampionatin, Bylis triumfon në finalen e mbijetesës

Tirana ia ka dalë të fitojë me përmbysje klasiken e futbollit shqiptar, teksa mposhti Vllazninë në transfertë.

Shkodranët realizuan të parët me Dilaver në minutën e 4-t, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Festa e kuqebluve zgjati vetëm 2 minuta pasi Batha vendosi baraspeshën në minutën e 6-të me një gjuajtje nga goditja e dënimit.

Në fillim të pjesës së dytë, Tirana shënoi golin e fitores me Cale, i shërbyer nga Seferi.Vllaznia duket se ishte e pafuqishme për të reaguar dhe rrezikuar seriozisht dhe kjo humbje në derbi tashmë komplikon së tepërmi rrugën e titullit për shkodranët.

Bylisi ka fituar “finalen” e mbijetesës ndaj Skënderbeut, me rezultatin 1-0. Goli i Antoni Beji në minutën e 55’ me penallti i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme ballshiotëve, të cilët tani shkëputen nga fundi i tabelës, duke shkuar në kuotën e 18 pikë, 4 pikë më shumë se Apolonia e vendit të 9-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.

Nuk pati fitues në përballjen mes Kastriotit dhe Apolonisë, në një sfidën e zhvilluar në Kamëz, ku nuk munguan përpjekjet e të dyja skuadrave për të shkuar te goli, por rrjetat mbeten të paprekura. Me barazimin e sotëm, Kastrioti u ngjit në kuotën e  25 pikëve, duke u konsoliduar në vendin e 7-të, ndërkohë Aponia shkon në kuotën e 14 pikëve, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Vllaznia-Tirana 1-2
Shënues: Dilaver 4′ (pen.) / Batha 6′, Cale 51′

Bylis-Skënderbeu 1-0
Shënues: Anthony 56′ (pen.)
Kastrioti-Apolonia 0-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë