Futboll

Video/ Teuta reziston në Shkodër, Partizani merr kryesimin me Jasir Asanin

Partizani ka dalë i fituar dyfish nga kjo javë. Ka fituar 1-0 ndaj Apolonisë, ka “fituar” edhe në Shkodër, ku ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës, dy rivalëve për titull, përfundoi në barazim. Të kuqtë marrin kështu kreun me 57 pikë, duke parakaluar Teutën, që ka një pikë më pak, Vllaznia mbetet e treta, por tashmë rrezikohet shumë nga Laçi.

Në “Elbasan Arena” ka vendosur një gol i Jasir Asanit çerek ore para fundit, një gol që ka çliruar skuadrën e kuqe dhe stafin teknik. Më parë Partizani kishte krijuar disa raste, madje goditi edhe shtyllën me Bardhin, ndërkohë që presioni i fitores me çdo kusht bëri të vetën. Asani realizoi me një të djathtë të fortë brenda zonës, pas një pasimi të Çinarit. Ndeshjen e radhës të kuqtë e kanë me Skënderbeun.

Edhe në Shkodër Vllaznia vuajti presionin e fitores, por ishte edhe pa fat, teksa goditi shtyllën në pjesën e parë dhe gjithashtu humbi një rast të pastër me Imerin, i cili me portën thuasje të boshatisur gjuajti jashtë. Barazimi është një rezultat që i bën më shumë punë Teutës, edhe pse skuadra e Edi Martinit e ka humbur kreun për momentin.

Superiore, java e 31-të
Sot
Laçi-Kukësi 2-0
Vllaznia-Teuta 0-0
Partizani-Apolonia 1-0
Të dielën
Bylis-Tirana 0-0
Kastrioti-Skënderbeu 0-2

Renditja pas javes se 31-te. Gazeta Si, 3 maj 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë