Futboll

Video/ Teuta nis shkëputjen me Vilën dhe Bregun, titulli s’është më një ëndërr

Java e 27-të e Superiores ishte e mbarë për Teutën, që deri sot kryesonte me pikë të barabarta me Vllazninë, por me fitoren në Fier ka nisur shkëputjen dhe është 2 pikë para shkodranëve. Me golat e Lorenco Vilës dhe Bregut, durrsakët kanë marrë një fitore me shumë vlera në fushën e Apolonisë së vendit të fundit.

Trajneri Edi Martini ka komplimentuar skuadrën e tij pas kësaj fitoreje, por ka kërkuar të qëndrojë me këmbë në tokë. Teuta tashmë ka shanse të mëdha për titullin kampion, ndërkohë që në mesjavë luan gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun.

Durrsakët përfituan edhe nga barazimi mes Laçit dhe Vllaznisë. Pavarësisht rasteve për shënim që krijuan, këto dy skuadra nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës. Për Laçin ishte ndeshja e tretë pa fitore dhe tashmë rrezikon të kalohet nga Partizani në renditje.

Shkodranët nuk kanë më atë shkëlqimin e pjesës së parë të kampionatit, por sot mund të festojnë përgjysmë, sepse kanë arritur t’i marrin pikën e parë Laçit këtë sezon.

Java e 27-të
Sot
Kastrioti-Kukësi 0-3
Skënderbeu-Tirana 0-0
Laçi-Vllaznia 0-0
Apolonia-Teuta 0-2
Të dielën
Partizani-Bylis

Renditja e Superiores. Gazeta Si, 10 prill 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë