Futboll

Video / Talenti i Shpresave shkëlqen në Danimarkë, e mbyll ndeshjen me tripletë

Arbnor Muçolli është një nga futbollistët më të talentuar në ekipin e Shqipërisë U-21, ku në ndeshjen e fundit ka qenë i papërmbajtshëm përpara portës. Talenti kuqezi, aktivizohet në Danimarkë me skuadrën e Vejle Boldklub, ekip në të cilin luan edhe mesfushori Ylber Ramadani.

Në takimin e fundit, Vejle ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 në shtëpi teksa ka shkëlqyer edhe talenti Muçolli. Mesfushori shqiptar ka arritur të realizojë tripletë, ku serinë e golave do ta hape në minutën e 13, duke vendosur baraspeshën, ndërsa në minutën e 30-të do të bënte të mundur edhe përmbysjen e shifrave të takimit.

https://streamable.com/0k4jzi

Nuk është mjaftuar vetëm me kaq, pasi në minutën e 83-të, 20-vjeçari ka përfituar nga një gabim i portierit duke shënuar edhe golin e  tretë personal, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit. Me tripletën e realizuar , Muçolli shkon në kuotën e 7 golave në kampionat dhe 6 asist. Muçolli është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur me të rinjtë e Danimarkës dhe është formuar në akademinë e Vejles.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë