Futboll

VIDEO/ Sondazhi i UEFA-s, goli i Cikalleshit zgjidhet si një nga më të bukurit

UEFA ka krijuar një sondazh për golin më të bukur të realizuar nga jashtë zone për kompeticionin që lamë pas, Ligën e Kombeve. E në treshen më të mirë përfshihet edhe ai i ardhur nga e majta e Sokol Cikalleshit.

Bëhet fjalë për golin fantastik në Ligën e Kombeve në sfidën ndaj Bjellorusisë, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 0-2 në Minsk, në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, ku kuqezinjtë u renditën në vendin e parë.

Qeveria e futbollit shqiptar ka postuar në faqen zyrtare këtë realizim të mrekullueshëm të Cikalleshit, që ishte një element thelbësor për kuqezinjtë në suksesin e ekipit kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë