Futboll

Video/ Skënderbeu ndalon vrullin e Tiranës, Kukësi gjen fitoren

Barazim pa gola në Korçë me Skënderbeut dhe Tiranës, rezultat që në fakt nuk i shërben asnjërës prej skuadrave. Tirana është ndalur në këtë transfertë pas dy fitoreve radhazi që e kishin afruar shumë me 4-shen e parë, por ky barazim ia komplikon sërish situatën. Korçarët mbeten në vend të parafundit, por janë në garë për të shmangur rënien direkt nga Superiorja.

Ndeshja ka pasur disa episode që kanë krijuar polemika. Skënderbeut i është anuluar një gol i shënuar nga Berisha për pozicion jashtë loje, ndërkohë që te Tirana kanë pretenduar për penallti, pas një rrëzimi të Torasës në zonë. Në fundin e ndeshjes është dëmtuar sulmuesi i bardhebluve, Taulant Seferi, duke sjellë shqetësim për stafin teknik.

Kukësi ka mundur 0-3 Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, kur dy herë realizoi Eze dhe golin tjetër mban firmën e Lulajt. Skuadra e Josës gjen fitoren pas 4 javësh, por mbetet shumë larg objektivit për Kupat e Europës.

Java e 27-të
Sot
Kastrioti-Kukësi 0-3
Skënderbeu-Tirana 0-0
Laçi-Vllaznia
Apolonia-Teuta
Të dielën
Partizani-Bylis


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë