Bota

Video / Shpërthim i fortë në Oksford të Britanisë, rrufeja godet rezervuarin e gazit

Gazeta Si - Momente frike mbrëmjen e të hënës pranë Oksfordit, në Britani të Madhe, pasi disa banorë raportuan një shpërthim të fortë që rezultoi në një top zjarri që ndriçoi qiellin mbi qytetin anglez për disa minuta. Disa imazhe dhe disa video vërtet mbresëlënëse qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale.

Shpërthimi dhe zjarri, siç shpjegohet nga policia e Oxfordshire, u shkaktuan nga rrufeja që goditi një rezervuar gazi brenda një uzine që shndërron mbetjet në biogaz.

Njoftimet erdhën kryesisht nga zona e fshatit Yarnton, ku disa banorë raportuan se kishin përjetuar gjithashtu një ndërprerje të përkohshme të energjisë.

"Oficerët tanë janë aktualisht në skenën e një zjarri në një fabrikë të depozitimit të mbeturinave pranë Yarnton, Oxfordshire. Rrufeja besohet se ka goditur kontejnerët e gazit gjatë motit të keq këtë mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të madh", - thuhet në një postim në Tëitter nga Policia e Oxfordshire.

“Fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe ne po punojmë me shërbimet e urgjencës për të siguruar që vendi të jetë i sigurt në mënyrë që të mund të vlerësojmë dëmet sa më shpejt të jetë e mundur", - tha kompania që zotëron fabrikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë