Fitore e vështirë, por shumë e rëndësishme për Tiranën në stadiumin “Loni Popuçiu” ndaj Apolonisë vendëse. Trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase, Orges Shehi, ka debutuar me sukses në stolin bardheblu, ndërsa sulmuesi Taulant Seferi, blerja më e madhe e janarit, ka gjetur golin e parë me fanellën e Tiranës.
Momenti kyç i ndeshjes në Fier ishte minuta e 77-të, kur pas disa kombinimesh, Seferi gjuajti saktë në zonë, duke realizuar golin e vetëm. Pas kësaj fitoreje, Tiranan ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe është ende shumë larg vendeve të para, por suksesi i sotëm në Fier mund të konsiderohet si pika e kthesës për kampionët në fuqi.
Ka fituar edhe Laçi ndaj Teutës. Edhe kjo ndeshje është vendosur nga një gol i vetëm, që mban firmën e Mentor Mazrekajt. Skuadra kurbinase, e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, shkon në kuotën e 27 pikëve, duke e barazuar kështu Teutën në klasifikim. Po kaq pikë ka edhe Partizani, që nuk ka luajtur ende ndeshjen me Vllazninë.
Superiore, java e 17-të
Sot
Laçi-Teuta 1-0
Apolonia-Tirana 0-1
Ora 16:45
Partizani-Vllaznia
Dje
Skënderbeu-Kukësi 0-4
Kastrioti-Bylis 1-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.