Futboll

Video / Real turpërohet (4-1) nga Valencia, Milan barazon në fund

Real Madrid është mundur 4-1 në fushën e Valencia-s në javën e 9-të të La Liga-s. Ndeshja ka filluar më një gol të Los Blancos në minutën e 23-të, ku Karim Benzema ka shënuar një gol të bukur nga jashtë zone. Ndeshja mori një rrjedhë tjetër për Los Blancos në minutën e 30-të, kur arbitri akordoi penalltinë e parë në favor të Valencia-s. Fillimisht Cortuois e ka pritur, Musah ka shënuar pas pritjes së belgut, por goli është anuluar nga VAR. Penalltia është përsëritur dhe Soler ka shënuar. Pjesa e parë është mbyllur me autogolin e Varane në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë, në harkun e nëntë minutave, Valencia ka fituar edhe dy penallti të tjera, të cilat janë transformuar nga Soler.

https://streamable.com/or5oja

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Milani ka barazuar 2-2 me Veronën, në një sfidë që nisi shumë keq për kuqezinjtë, të cilët pësuan dy gola shpejt nga Barak dhe një autogol të Calabrias. Në minutën e 27-të Kessie ngushtoi rezultatin. Në pjesën e dytë, “Djalli” kishte mundësi ta përmbyste takimin, por Ibrahimovic gaboi edhe penalltinë e fituar nga Kessie. Në minutën e 90’+3, Calabria barazoi, por gjyqtari anuloi golin e barazimit pasi Ibrahimovic kishte prekur më parë topin me dorë.  Kur dukej se Milani po shkonte drejt humbjes, 39-vjeçari suedez doli mbi të gjithë dhe barazoi 2-2.

https://streamable.com/j9parw

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë