Futboll

Video/ Punimet në “Air Albania”, FSHF garanton: Gati ndaj Anglisë

Fusha e stadiumit “Air Albania” do të jetë gati për ndeshjen me Anglinë më 28 mars, e para nga kualifikueset e Botërorit që Shqipëria luan në shtëpi. Në impiantin e ri ka mbërritur tashmë sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, i domosdoshëm për një pjesë të saj.

Administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, jep detaje në lidhje me ecurinë e punimeve. Për fshf.org ai saktëson se fusha do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjen e marsit me Anglinë. Pas kësaj ndeshjeje do të vijë edhe tapeti hibrid.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën ka mbërritur. Janë prodhim i një kompanie holandeze lider në këtë fushë, si në shumë stadiume të Europës, Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Nuk mund të them se fusha do jetë në gjendje optimale, sepse koha është shumë e shkurtër, por do të kthehet në një gjendje të mirë”, - thotë mes të tjerash Tomorri.

Nga punimet në "Air Albania Stadium". Gazeta Si, 26 shkurt 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë