Ne rrjet

Video/ Piloti ndihet keq dhe pasagjeri ul avionin në pistë! Biseda me kullën e kontrollit

Gazeta Si - Një pasagjer, Darren Harrison, e gjeti veten duke ulur një aeroplan të vogël, pasi piloti u sëmur gjatë fluturimit midis Bahamasit dhe Floridës në SHBA.

Ngjarja ndodhi të martën e 10 majit u bë e ditur kur faqja e specializuar “LiveAtc”, publikoi audion e bisedave mes udhëtarit dhe kullës së kontrollit amerikan. Në dialog, njeriu udhëhiqet nga toka hap pas hapi deri në ulje.

Kërkesa

“Këtu është një situatë e rëndë”, thotë pasagjeri. “Piloti im nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e kam idenë se si ta drejtoj aeroplanin”.

Avioni, një “Caravan Cessna 208” (turbo-prop me një motor), u ngrit nga Marsh Harbor, Bahamas, në orën 10.59 me orën lokale (16.59 në Europë) më 10 maj. Vetëm dy persona janë në bord dhe destinacioni është Fort Pierce, në veri të Majemit.

Në një moment të caktuar, rreth një orë pas nisjes, piloti ndihet keq. Nuk është e qartë se çfarë ka, por sigurisht që nuk është më në gjendje ta mbajë avionin.

Avioni top "Cessna" në pistën e aeroportit Palm Beach

Reagimi

"Kur dëgjova kërkesën për ndihmë, shkova menjëherë në dhomë dhe kolegët e mi më thonë: "Hej, është një pasagjer që piloton aeroplanin dhe nuk ka përvojë".

Robert Morgan, kontrollor i trafikut ajror mbi njëzet vjet, një instruktor fluturimi (por jo i atij modeli), ishte në një pushim kafeje.

E vetmja gjë që mund të ndihmonte, në atë rast, ishte pasioni i pasagjerit për transportin ajror, aq sa e bëri të ndiqte shpesh pilotët e tjerë në kabinë.

Rruga e avionit "Cessna 208" (foto nga "Flightradar24")

Audiot

"Udhëtari ishte vërtet i qetë", vazhdoi Morgan në TV. "Ai më tha: ‘Unë nuk mund të fluturoj. Nuk di si ta ndaloj këtë nëse zbres në pistë’”.

"Unë shoh bregdetin e Floridës përballë meje, - dëgjohet të thuhet në audio, - por nuk e kam idenë se çfarë të bëj".

Ndërsa Morgan përpiqet të gjejë një foto të kontrolleve të kabinës së Cessna dhe, në bazë të kësaj, t'i japë udhëzime pasagjerit, një tjetër kontrollues, Christopher Flores, ndërkohë e fton atë të "mbajë krahët në nivel" dhe "të përpiqet të ndjekë bregdetin ose në veri ose në jug".

Kontrolluesi i fluturimit, Robert Morgan (majtas) dhe pasagjeri që ndihmoi në ulje, Darren Harrison

Lokalizimi

Pasagjeri ndoqi udhëzimet falë faktit se Cessna 208 mund të pilotohet edhe nga një person pa përvojë.

Në gjithë këtë itinerar, kullës së kontrollit iu deshën më shumë se disa minuta për të lokalizuar në radar avionin në fjalë.

Megjithatë, kur avioni iu afrua bregdetit, cilësia e sinjalit audio u përkeqësua dhe për këtë arsye burrit iu kërkua të vazhdonte bisedën nëpërmjet celularit drejt kullës së kontrollit Palm Beach.

Ulja

"Aeroplani po fluturonte normalisht, thjesht duhej ta mbaja pasagjerin të qetë dhe t'i jepja udhëzimet e duhura për në pistë dhe t'i thosha që të ulte shpejtësinë për t'u ulur", - vuri në dukje Morgan.

Kur avioni “Cessna” u ul, kontrollori i fluturimit kujtoi: "Isha gati duke qarë, ishte një zbritje për notën 10".

 “Urime pilotit të ri”, komentoi kulla e kontrollit. Ndërsa pilotët e tjerë dëgjonin komunikimet.

"Sapo dëgjuam që një pasagjer e uli avionin?", - pyeti një komandant i “American Airlines” në ajër. "Punë shumë e mirë”.

Kontrollori ajror Morgan, tregon foton me komandat e avionit tip "Cessna"

Takimi

Me një postim në Twitter, FAA, organi federal i aviacionit amerikan, festoi atë që e quajti një "mrekulli".

Në foto mund të shihet Morgani dhe pasagjeri Darren Harrison, duke pozuar para kullës së kontrollit në Palm Beach dhe në një tjetër foto, Morgan i tregon atij fletën në të cilën fotoja e komandave të “Cessna 208” përdoret përdoret për të dhënë udhëzime.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë