Futboll

Video/ Partizani ngec në Korçë, i lëshon vendin e parë Teutës

Me çfarë po duket këto javë të fundit, titulli i këtij kampionati do të përcaktohet me “fotofinish”. Vendin e parë nga i pesti, pra gjysmën e parë të Superiores, i ndajnë 6 pikë, ndërkohë që kreu ndryshon pronar javë pas jave. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundit dhe gjithçka mund të ndodhë, por favoritët mbeten dy kryesuesit aktualë, Teuta dhe Partizani.

Partizani humbi sot një mundësi të mirë në Korçë, ku barazoi me rezultatin 1-1 dhe i lëshoi vendin e parë Teutës. Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Ilir Dajës, që shpërdoroi shumë raste të pastra shënimi. Të kuqtë kaluan në avantazh me Zhunior në fundin e pjesës së parë, por korçarët barazuan me Mensah në të dytën. Edhe këtë herë Partizani vuajti finalizimin e dobët të aksioneve. Është një gabim që mund të kushtojë në fund për kryeqytetasit, që tani duhet të përgatiten për derbin.

Ndeshja e luajtur në Durrës mes Teutës dhe Bylisit nuk pati histori, pasi vendësit kanë fituar ndoshta më lehtë nga sa e kishin menduar. Skuadra e trajenrit Edi Martini shënoi 4 gola, duke përmirësuar kështu edhe golaverazhin dhe tani udhëheq me 59 pikë, ndaj 58 të Partianit. Ballshiotët ndërkohë kanë zbritur në dyshen e fundit të renditjes, pasi janë barazuar me pikë nga Skënderbeu, që në sfidat direkte ka bilanc më të mirë.

Superiore, java e 32-të
Sot
Tirana-Kastrioti 1-0
Apolonia-Laçi 0-1
Skënderbeu-Partizani 1-1
Teuta-Bylis 4-0
Të premten
Kukësi-Vllaznia 3-1

Renditja e Superiores pas javës së 32-të. Gazeta Si, 8 maj 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë