Futboll

VIDEO/ Partizani likuidon Kukësin në “Loro Boriçi”, te fitorja kthehet edhe Teuta

Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionët për këtë sezon, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 0-2 në supersfidën e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kukësi tregon dobësi të mëdha në prapavijë edhe në sfidën e sotme, duke lënë shumë hapësira për kundërshtaret.  Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në pjesën e dytë të lojës, ishin sulmuesit Cardoso dhe Solomon ata që i dhuruan fitoren skuadrës së Dajës.

https://streamable.com/h9zkot

Kampionët në fuqi përballeshin në Pogradec me Teutën, duke u mposhtur përsëri me rezultatin 1-0. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Durrsakët e ruajtën epërsinë deri në fund dhe morën tre pikët, duke u ngjitur në krye për momentin.

https://streamable.com/i6mun0

Dy ndeshjet e tjera, në Laç dhe në Fier, u mbyllën pa fitues. Kurbinasit shënuan të parët kundër Kastriotit, kurse në minutat shtesë krutanët barazuan me anë të Plakut. Në Fier pati katër gola. Haxhiu dhe Mihana shënuan për Apoloninë dhe i çuan shifrat në 2-0, por Ndreca për Bylisin u kundërpërgjigj dhe e ndëshkoi dy herë skuadrën fierake.

Tirana-Teuta 0-1

Shënues: L. Vila 32

Kukësi-Partizani 0-2

Shënues: Cardoso 60′, Solomon 90′

Laçi-Kastrioti 1-1

Shënues: Musta 48′ / Plaku 93′

Apolonia-Bylisi 2-2

Shënues: Haxhiu 7’, Mihana 18’ / Ndreca 28′, 69′


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë