Futboll

VIDEO/ Partizani dhe Laçi nuk përfitojnë nga hapi fals i Vllaznisë, spektakël pa fitues në “Elbasan Arena”

Partizani nuk arriti dot të përfitonte nga humbja e Vllaznisë për t’u afruar edhe me shumë më kreun, me të kuqtë që nuk shkuan më shumë sesa një barazim 1-1 përballë Laçit në Elbasan Arena. Duele të shumta dhe futboll cilësor, por në fund asnjëra prej skuadrave nuk arriti dot të festonte.

Një ndeshje plot emocione, ku shenjë lanë Çinari dhe Harmon me golat e tyre. Kurbinasit ishin kërkues që në fillim dhe rrezikuan me Xhixhën dhe Harmon, por portieri Alban Hoxha nuk u ndëshkua prej tyre. Hakaj i Partizanit dha një sinjal, kurse në minutat shtesë të pjesës së parë befasoi kurbinasit Erald Çinari. Sulmuesi, brenda zonës, goditi me saktësi dhe e çoi topin në rrjetë.

Por në fund, sfida ka parë vetëm dy gola, një të shënuar nga Çinari në limitin e pjesës së parë, e një tjetër të shënuar nga Harmon në të dytën që barazoi shifrat. Ky barazim 1-1 kënaq përgjysmë skuadrat, ga një pikë për Partiaznin dhe Laçin, distanca me kreun ngushtohet ndjeshëm, teksa gara për titull sa vjen e bëhet edhe më interesante.

PARTIZANI-LAÇI 1-1

Shënues: Çinari 45+1′ / Harmon 64′


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë