Futboll

VIDEO/ Pa tifozë dhe pa gola, derbi i zbehtë “kënaq” Partizanin

Mungesa e tifozëve dhe e golave e ka bërë derbin Tirana-Partizani të duket një ndeshje e zakonshme kampionati. Atmosfera ishte e zbehtë, ndërsa gjendja e fushës sikur e prishte edhe bukurinë e lojës.

Kryendeshja e javës së 6-të të Superiores është mbyllur me rrjeta të paprekura, pavarësisht disa rasteve sporadike që krijuan dy skuadrat.
Më afër fitores ishte Partizani, që iu afrua golit me Jurgen Bardhin, por sulmuesi i kuq u ndal nga portieri Bekaj. Portieri kosovar i bardhebluve ishte nga më të mirët në fuishë, kurse kolegu i tij, Alban Hoxha, rrezikoi në dy raste. Tirana pretendoi për në dy raste për penallti në fund të ndeshjes, kur Muçi u rrëzua në zonë, por për kryesorin Juxhin Xhaja nuk asnjë ishte 11-metërsh.

https://streamable.com/sb436h
Rasti i Bardhit. Gazeta Si, 4 dhjetor 2020

Trajneri Daja i kishte besuar formacionit fitues të ndeshjeve të fundit, ndërsa Dede këtë herë uli në stol Halilin dhe aktivizoi titullar Tolin. Është rikthyer në formacion edhe Vangjeli, duke bërë që Hoxhallari të spostohet në të majtë, ndërsa Ismailgeci luajti në mesfushë.

Barazimi 0-0 është një rezultat që në këtë situatë i shkon më tepër për shtat Partizanit, që shkëputet një pikë nga Vllaznia në krye të klasifikimit (11 pikë), por shkodranët nuk kanë zhvilluar ndeshjen e radhës. Me Deden në krye, Tirana mbyll ndeshjen e katërt pa fitore dhe qëndron poshtë në renditrje, me 5 pikë. Java e 6-të vazhdon sot me ndeshjet Kukësi-Apolonia, Skënderbeu-Laçi, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Kastrioti.

Tirana-Partizani 0-0
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Vangjeli, Hoxhallari, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: N.Dede
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: I.Daja
Arbitër: J.Xhaja


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë