Futboll

VIDEO/ Nuk ka surpriza në Serie A, fitojnë të gjithë pretendentët

Milan u është falur dy penalltive në Bologna, duke fituar 1-2 në transfertë. Tri pikë me shumë vlerë për kuqezinjtë, që vijojnë të mbajnë kreu dhe bërë presion rivalëve me këtë fitore.

Fillon me një fitore faza e dytë e Serie A për Juventus. Bardhezinjë e Pirlos janë imponuar 2-0 në shtëpinë e Sampdorias në sfidën e javës së 20, duke treguar qartë se shënjestrojnë kreun e renditjes. Në një ndeshje të ndikuar nga shiu i vazhdueshëm, Juventus në minutën e 20′ ndërtoi me Ronaldo e Morata aksionin për tre pikë, depozituar në rrjetë nga Chiesa. Reagimi i Samp ka sjellë vetëm dy goditje të Quagliarellas, por në shtesë Ramsey mbylli llogaritë.

Pas fitoreve të Milan e Juve, edhe Inter përgjigjet prezent. Në javën e 20 të Serie A skuadra e Conte mposhti Beneventon 4-0 e mbetet -2 nga kuqezinjtë e +5 nga bardhezinjtë (me një ndeshje më pak). Në San Siro ndeshja u bë menjëherë e thjeshtë për zikaltrit. Në pjesën e parë një autogol i Improta (7′) zhbllokoi ndeshjen, pastaj në të dytën Martinez (57′) dyfishoi e Lukaku (67′ e 78′) mbylli ndeshjen me një dygolësh.

Kështu Conte (i skualifikuar për dy ndeshje, në pankinë ishte asistenti Stellini) merr maksimumin nga një ndeshje jo veçanërisht impenjative në nivel energjish e në të cilën mundi ti japë një shans nga minuta e parë atyre që kishin nevojë të luanin. Në fund, në klasifikimin lart nuk ndryshon asgjë me Inter që mbetet -2 nga Milan e mban larg Juventus. Benevento, ndërkohë, mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 12.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë