Ka ndodhur

Video në TikTok duke rrezikuar jetën, gjobitet me 600 mijë lekë dhe i bllokohet makina

Një 34-vjeçar nga Tepelena është gjobitur dhe bllokuar makina pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale. I riu me iniciale A.K. dy ditë më parë ishte filmuar teksa kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e tij dhe të qytetarëve të tjerë.

Ai shihet teksa lë timonin e mjetit dhe hipën mbi makiën dhe gjatë gjithë kohës filmohet dhe pamjet janë publikuar në Tik Tok dhe mediat e tjera sociale. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ku 34-vjeçari drejton mjetin tip “Volkswagen”.

Ky person është ndëshkuar me një gjobë 60.000 Lekë të rinj dhe i është bllokuar patenta. Po ashtu i ndalohet që të shesë makinën deri në shlyerjen e gjobës.

Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të trespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë