Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Kështu, nuk ka asnjë anti-Vllazni për momentin, por janë dy, pikërisht dy formacionet që u sfiduan në Niko Dovana e janë 9 pikë larg kreut. Në “Niko Dovana” u luajt një sfidë e fortë dhe tepër e luftuar, por asnjë nga skuadrat nuk përfitoi nga frenimi i Vllaznisë përballë Kastriotit ditën e djeshme (0-0).
Pjesa e parë ishte e dyluftuar dhe të kuqtë pas 8 minutash gjetën golin me Jasir Asani, por Lorenco Vila do të barazonte shifrat me kokë duke përfituar në goditje këndi. Pjesa e dytë ka vetëm një sens, të paktë deri kur kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë. Teuta sulmoi me kokën ulur në kërkim të përmbysjes, por nuk ia doli megjithë tentativat e Kuros (50), Vilës (60) e Bregut (70).
Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të. E megjithatë vetëm 1-1 dhe 27 pikë për të dy skuadrat, që ndjejnë pranë edhe ardhjen e Lacit tre pikë larg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.