Futboll

Video/ Milanit i ikën fitorja në sekondat e fundit në Beograd, bind Junajtid

Barazim për Milanin në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve në Ligën e Europës. Kuqezinjtë kryesonin 1-2 ndaj Crvena Zvezdës deri në sekondat e fundit, kur janë barazuar nga serbët. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Milano, por lajmi i keq është se Milani ka humbur mesfushorin Benaser për derbin me Interin për shkak dëmtimi.

Ishte një autogol i Pankov që i dha avantazhin skuadrës së Piolit në “Marakana” të Beogradit. Për vendësit barazoi Kanga me penallti dhe po me penallti Hernandez i dha sërish avantazhin Milanit. Crvena Zvezda mbeti me 10 vetë në minutat e fundit, pas ndëshkimit me të kuq të Rodiç, por ia doli të barazonte me Pavkov në shtesë.

Në ndeshjet e para ka bindur Mançester Junajtid, që ka fituar thellë, 0-4, në fushën e Real Sociedadit, duke siguruar kualifikimin. Edhe Totenhemi i Mourinjos fitoi bindshëm në transfertën austriake. Roma mundi Bragën në Portugali, 0-2, me gola të Xhekos dhe Majoral. Sulmuesi boshnjak u kthye titullar, por jo me shiritin e kapitenit. Napoli me shumë mungesa ka humbur 2-0 me Granadën, duke e komplikuar kualifikimin. Benfika dhe Arsenali janë ndarë në barazim

Liga e Europës, 1/16
Dinamo Kiev-Bryzh 1-1
Braga-Roma 0-2
Crvena Zvezda-Milan 2-2
Krasnodar-Dinamo Zagreb 2-3
Olimipakos-PSV 4-2
Sociedad-Mançester Junajtid 0-4
Sllavia Pragë-Leiçester 0-0
Volfsberger-Totenhem 1-4
Jang Bojs-Bajer Leverkusen 4-3

Antverp-Rejnxhërs 3-4
Benfika-Arsenal 1-1
Granada-Napoli 2-0
Lilë-Ajaks 1-2
Makabi T.Aviv-Shakhtar D. 0-2
Molde-Hofenheim 3-3
Salcburg-Vilarreal 0-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë