Futboll

VIDEO/ Milani fiton 3-0 dhe merr kreun e grupit

Milan ka marrë fitoren e dytë radhazi në Grupin H të Europa League, pasi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Sparta Prague në San Siro.

Edhe pse të zhgënjyer pas barazimit në Serie A me Romën, milanezët treguan një formë shumë të mirë duke mundur me rezultatin 3-0 ekipin e çek. Golat u shënuan nga Brahim Diaz (24′), Leao (57′) dhe Dalot (67′). Milan ka shënuar 2 ose më shumë gola në 12 ndeshje radhazi të luajtura në të gjitha kompeticionet për herë të parë që nga fillimi i sezonit 1929/30 të Serisë A. Për tu përmendur fakti që Zlatan Ibrahimovic ka humbur një penallti në minutën e 36-të të ndeshjes.

Milani ndodhet kështu në krye të grupit me 6 pikë, të ndjekur nga Lille me katër. Francezët kanë marrë një barazim 2-2 kundër Celtic-ut. Skocezët mbajnë vendin e tretë me një pikë, ndërsa Sparta ndodhet në të fundit me zero pikë.

https://streamable.com/a4aink

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë