Futboll

VIDEO/ Milan ‘’shijon’’ humbjen e parë, Arsenali dhe Roma triumfojnë me goleadë

Pesë gola dhe tri pikë në fushën e Cluj, Roma forcoi pozitat si lidere e Grupit A të Europa League-s. Skuadra funksionon dhe këtë e tregoi sërish me një ritëm të lartë loje, pak rreziqe në mbrojtje dhe efikase në sulm. Për verdhekuqtë kjo sfidë rezultoi si shëtitje, pasi në asnjë moment nuk u vu në diskutim suksesi. Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetën Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral. Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0.

Milan ka provuar shijen e humbjes për herë të parë në këtë sezon dhe e ka bërë në mënyrën më të keqe. Kuqezinjtë kanë marrë një leksion futbolli nga Lille në javën e tretë të Europa League, duke u mundur 3-0 në shtëpi dhe duke humbur kreun e Grupit H. Gjërat kanë filluar të shkojnë keq për vendasit nga minuta e 22-të, kur Romagnoli ka shkaktuar një penallti, që është transformuar nga Yazici. Mesfushori turk 23-vjeçar ka ndëshkuar dy herë të tjera milanezët në minutat 55-të dhe 58-të.

https://twitter.com/Route1futbol/status/1324461235144830976

Nga ndeshjet në grup bie në sy fitorja e thellë e Hoffenheim ndaj Liberec, me rezultatin 5-0. Po ashtu, një start pozitiv kanë bërë skuadrat angleze, ku Totenhemi, Arsenali dhe Leicester nuk kanë toleruar aspak dhe kanë hipotekuar tri pikë. Nga futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla ishte titullar, që pati pak punë për të bërë ndaj ekipit rumun. Napoli i Hysajt u fitoi me vështirësi ndaj Rijeka. Si Hysaj dhe Rrahmani nuk u aktivizuan asnjë minutë.

https://twitter.com/punditlanguage/status/1324422048010117120

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë