Futboll

Video/ Mërgim Vojvoda nderon Torinon, zbret Parmën në Serinë B

Torino ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e tij, falë një goli të mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda. Një gol ky që ka dërguar Parmën matematikisht në Serinë B.

Në ndeshjen mbyllëse të javës së 34-t të Serisë A, Torino ia ka dalë të marrë një fitore me shumë peshë në objektivin e mbijetesës. Ishte një sfidë direkte me Parmën dhe gjithçka është vendosur nga Vojvoda në pjesën e dytë. Goli erdhi pas një aksioni të bukur nga e majta me protagonist Ansaldin dhe të finalizuar nga kosovari, që ka shijuar kështu rrjetën e parë me fanellën e Torinos.

Me këtë fitore Torino shkon +4 nga Benevento, kurse Parma ka rënë matematikisht në Serinë B, pasi është -12 pikë nga Kaljari, vendi i katërt nga fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë