Ka ndodhur

Video/ Me 40 kg kanabis në makinë, arrestohen tre persona në Korçë

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën me 40 kg kanabis në makinë.

Gjatë finalizimit të fazës së shtatë të operacionit "Restart", i cili ka nisur 5 muaj më parë janë vënë në pranga: Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri, Astrit Sinani.

Ata u kapën në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, ku në drejtimin e makinës ishte Asqeri Bebri dhe pasagjerë të tjerët.

Gjatë kontrollit në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Sipas policisë, tre të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal të goditur më parë nga policia.

Kështu, shkon në 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar me qëllim trafikimin në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë