Ka ndodhur

‘Restart’/ Policia i zë pritë makinës me 72 kg kanabis, 4 të arrestuar në Korçë

Gazeta Si - Katër persona janë arrestuar në vijim të operacionit anti-drogë ‘Restart’ në Korçë, ndërsa janë sekuestruar 72 kilogramë kanabis.

Policia thotë se në pranga kanë rënë, vëllezërit Klaudio Sino, 35-vjeç, dhe Bardhi Sino, 38 vjeç, Blerim Karameta, 26 vjeç, banues në Miras Devoll, dhe Igli Cangëtari, 30 vjeç, banues në Çetë, Devoll.

Katër të arrestuarit që dyshohet se do të transportonin një sasi droge, u ndaluan dhe kontrolluan nga policia në mjetin tip "Mercedes-Benz", në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin Klaudio Sinën.

Gjatë kontrollit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit Bardhi Sino, Blerim Karameta, dhe Igli Cangëtari.

Kjo është faza e gjashtë e operacionit policor të koduar "Restart", i nisur pesë muaj më parë.

Kështu, ka shkuar në 16 numri i të ndaluarve, si dhe është sekuestruar 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabi nga këtij grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë