Ka ndodhur

Operacioni ‘Restart’ në Korçë, në 7 operacione u arrestuan 19 persona

Gazeta Si - Gjatë një hetimi 6-mujor, nga periudha nëntor 2021, deri në prill 2022, janë kryer 7 operacione, që kanë  çuar në pranga 19 persona në Korçë.

Operacioni që mori emrin e koduar “restart”, u zhvillua në kuadër të goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Pas këtyre hetimeve, Prokuroria e Korçës thotë se janë sekuestruar 485.5 kg lëndë narkotike, e destinuar të trafikohej në Greqi.

Kështu, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.

Përveç 19 të arrestuarve, janë sekuestruar 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë