Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit tё vёllezёrve Çala qё janё janё ndёr pjesёtarёt e grupit tё grabitjes sё bujshme tё njё sasie tё konsiderueshme tё vlerave monetare nё aeroportin e Rinasit nё prill tё vitit tё kaluar.
Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së aeroportit tё Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Ata janё edhe dy pjesёtarёt e fundit tё kёtij grupi dhe u kapёn nё zonёn e Qerretit tё Kavajёs.
"Gjatë orëve të para të mëngjesit të sё enjtjes, 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë, u përfshinë në megaoperacionin për arrestimin e vëllezërve Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit", thuhet nё deklaratёn e policisё sё shtetit.
Gjatë megaoperacionit qё u zhvillua nё kushtet tё lartё dhe duke ruajtur sekretin e mos dekonspirimit, u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.
Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj në një reagim në Twitter tha se kapja e vëllezërve të shumërkërkuar Klement dhe Eldi Çala shënon luftën kundër krimit të organizuar por edhe një mesazh ndaj krimit: "Është vetëm çështje kohe", thotë Lleshaj.
"Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është dhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe! Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.Operacioni vazhdon", tha Sandër Lleshaj.
Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij. 32-vjeçari nga Elbasani ishte në këkrim për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Me të njëjtin grup, përfshirë edhe Admir Muratajn që mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë teksa futeshin në barkun e avionit, Klement Çala ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në rrugën Qafë-Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.