Futboll

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares heroi i PAOK, shënon golin e fitores

Enea Mihaj realizoi golin e fitores për PAOK mbrëmjen e djeshme, në përballjen me Olympiacos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, duke u hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutën e 90 të takimit ishte një krosim i bukur nga krahu i djathtë dhe Mihaj që ka dërguar topin me kokë në rrjetë. Ky ishte goli i parë për mbrojtësin shqiptar me fanellën e PAOK.

https://streamable.com/tui96c

Me fitoren e sotme PAOK mban vendin e dytë. Trajneri Ferreira gjatë këtij sezoni nuk i ka besuar shumë Mihajt te PAOK, që janë ende kampionët në fuqi të Greqisë, por në rastet kur e aktivizuar këtë futbollist ka dalë përtej pritshmërive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë