Futboll

VIDEO/ “Lum” golash në Eredivisie, Ajax arrin fitoren më të thellë në histori 13-0

Rezultat i pabesueshëm në javën e 6-të të Eredivisie në sfidën mes Venlo dhe Ajaxit të Amsterdamit. Ajax ka shkruar sërish historinë e futbollit holandez duke fituar në transfertë ndaj Venlo me rezultatin 13-0. Fitorja më e thellë e fundit e Ajax, ka qenë para 48 viteve kur mposhtën Vitesen me rezultatin 12-1.

Ajaxi praktikisht e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar katër herë në 45 minutat e para, mirëpo në të dytën kur vendasit mbetën me 10 vetë, ku në minutën e 52-të u ndëshkua me të kuq Kum, miqtë shtynë me shumë forca përpara duke shënuar edhe nëntë herë të tjera, ku çdo top që hynte në zonën e kundërshtarëve, përfundonte në rrjetë.

Golat u shënuan nga Traroe me plot pesë gola, Huntelaar dhe Ekkelenkamp me dygolësh, ndërsa nga një gol shënuan Tadic, Blind, Anthony dhe Martinez. Ky është rezultati më i thellë i regjistruar në Eredivisie, duke thyer rekordin e PSV, që në vitin 2010 mposhti Feyenoord 10-0.

https://streamable.com/sga6nh

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë