Futboll

Video/ Kumbulla debuton me gol në Europa League, mbrojtësi kuqezi i dhuron fitoren Romës

Marash Kumbulla vazhdon të tregojë sërish paraqitje fantastike me ekipin e Romës në Itali. Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar me rrjetën e tij nën rrebeshin zvicerian, duke shënuar golin e dytë të Romës, duke i dhënë fitoren ndaj Young Boys.

https://streamable.com/fcdzsw

Vendasit realizuan në pjesën e parë me penalltinë e Nsame (pas faullit të Cristante). Ekipi verdhekuq e pati të vështirë të reagonte dhe e bëri në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Peres ai që shënoi për verdhekuqtë në minutën e 69-të. Ndërsa pak minuta më vonë skuadra italiane përmbysi dhe rezultatin e takimit, me gol të shënuar nga Marash Kumbulla, pas një krosimi perfekt të Mkhtyrian.

Ky ishte edhe goli i parë për të riun shqiptar në Evropë, por edhe i  parin me fanellën e Romës. Roma tani ndanë vendin e parë në Grupin A së bashku me Cluj, teksa në ndeshjen e dytë do ta luajë në Olimpico përballë CSKA Sofia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë