Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga Rraman Hallaçi nuk e kanë pasur të lehtë të fitojnë teksa kanë mposhtur me rezultatin 2-1, Bylisin. Verilindorët e panë veten në disavantazh në minutën e 26 kur shënoi Stojanoviç.
Festa e ballshiotëve nuk zgjati shumë, pasi një krosim i Kotobellit u kthye në gol nga kapiteni Agim Ibraimi. 1-1 pjesa e parë, ndërsa në të dytën ishte sulmuesi Patrick Eze që realizoi golin e epërsisë për Kukësin. Me ketë rezultat, Kukësi ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e katërt. Sakaq, Bylis humbet një pozicion në renditje dhe shkon në vendin e nëntë me vetëm 12 pikë në llogari.
Skënderbeu ka zhgënjyer në shtëpi përballë një rivali direkt si Apolonia, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.
Një gol që shmangu humbjen e fierakëve dhe vendin e fundit, që tashmë zihet nga Bylisi. Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.