Futboll

Video/ Kukësi marshon drejt kreut, Kastrioti i pamposhtur dhe në Durrës

Kukësi ka bërë detyrën në ndeshjen ndaj Apolonisë, duke marrë tri pikët falë një foli të sulmuesit Eze në pjesën e dytë. Është kthyer në stol trajneri Skënder Gega, i cili u kurua në Turqi pas infektimit nga Covid-19.

Ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën verilindore, që i ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe i afrohet edhe më shumë kreut, tashmë e ka vetëm 3 pikë larg. Apolonia nga ana e saj ka bërë një ndeshje të mire në Elbasan, por ka vuajtur mungesën e përvojës dhe ka pasur edhe ndonjë vërejtje për gjykimin.

https://streamable.com/tp28sj
Goli i Eze, që i dha fitoren Kukësit. Gazeta Si, 5 dhjetor 2020

Vendin e tretë në Superiore e mban Kastrioti i ardhur nga Kategoria e Parë. Skuadra krutane vazhdon të surprizojë dhe sot ka marrë pikë edhe në Durrës, ku ka barazuar 1-1 në stadiumin “Niko Dovana” ndaj Teutës. Kastrioti nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 javë dhe ka 10 pikë, ashtu si dhe Kukësi. Teuta vazhdon të vuajë krizën e rezultateve dhe nuk është çudi të ketë ndonjë lëvizje në stolin e saj.

Pas javës së 6-të të kampionatit, kryeson Vllaznia me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani me 11 pikë e më pas Kastrioti dhe Kukësi me nga 10.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë