Kukësi ka likuiduar Skënderbeun me rezultatin 0-4 në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Juglindorët u dorëzuan pa kushte ndaj miqve të cilët që në minutat e para treguan sat ë rrezikshëm ishin. Nëse në rastin e parë Ibrahimi fali kundërshtarët, në të dytën mundësi në minutën e pestë, sulmuesi ia doli të mposhtte portierin Dajsinani. Goli futi në presion Skënderbeun, që dy minuta më pas gaboi dhe Limaj realizoi edhe golin e dytë. Kukësi i qetë vijoi sulmet dhe në një moment u ndal nga shtylla. Pas rreth gjysmë ore lojë gjeti edhe golin e tretë, që praktikisht e mbylli ndeshjen.
Në fraksionin e dytë, Kukësi menaxhoi qetësisht rezultatin, ndërsa shënoi edhe një herë tjetër, kur Vesel Limaj shënoi edhe golin e dytë personal dhe që plotësoi “pokerin” për Kukësin. Plot 36 gola ka pësuar skuadra korçare në këto 17 javë, teksa renditet në vendin e fundit me 12 pikë. Në sfidën e radhës juglindorët do të përballen në transfertë ndaj Tiranës.
Skënderbeu-Kukësi 0-4
Shënues: 5’Ibrahimi, 7’Limaj, 32’Leiria, 63’Limaj
Kastrioti rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht Bylisin. Pjesa e parë foli më shumë për Bylisin, që rrezikoi portën kundërshtare disa herë, por pa mundur të realizojë golin e avantazhit.
Pjesa e dytë ishte ndryshe, ky krutanët u shfaqën ndryshe, me Ndreun që e nisi me dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Okebugun dhe Dacin. Ishte pikërisht ky i fundit heroi i ndeshjes së sotme, teksa në minutën e 51’, shënon një supergol, ky pas kontrollit fantastik të topit, me një kthesë spektakolare e ndal topin në fundin e rrjetës.
Me ketë rezultat, ekipi i Kastriotit tashmë ngjitet në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Bylisi rrëshket në vendin e fundit të klasifikimit duke qenë se ka grumbulluar vetëm 12 pikë, po aq sa edhe Skënderbeu.
Kastrioti-Bylis 1-0
Shënues: 51’Daci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.