Kryeministri malazez nuk mundi të kalonte kufirin tokësor për në Shqipëri pasi nuk plotësonte kushtet e lëvizjes, certifikatën e vaksinës ose testin PCR. Të paktën kështu ka bërë të ditur gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.
“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkroi ai në Twitter.
Krivokapiç mbërriti në Tiranë pas nisjes me avion nga aeroporti Golubovci në Podgoricë. Ai mori pjesë në një takim mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Mbi këtë lajm ka reaguar edhe Këshilltari për Komunikim i Kryeminiatrit Rama, Endri Fuga, duke ironizuar me një nënshkrim mbi video: “Çudi se KM i Malit të Zi ka udhëtuar me avion drejt Rinasit sot.”
Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.