Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video-transmetimi të drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale, ku shfaqej duke shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit që drejton dhe prezantonte masat e marra kundër koronavirusit.
“Në këto vite kemi bërë shumë sakrifica në mënyrë që të gjallërojmë këtë qytet, që të tërheqim shumë turistë…Jam i sigurtë që do t’ia dalim mbanë. Duhet të kemi besim. Tani është koha që të respektojmë rregullat e vendosura e që na vijnë nga kabina e regjisë (Qeveria), sepse sa më shumë të respektojmë rregullat, aq më shpejt do të vendosim me shpatulla për muri këtë situatë emergjence”, deklaron ai ndër të tjera.
Decaro prezantoi përmes videos në fjalë qytetin e boshatisur, me lokalet dhe dyqanet që kanë respektuar orën 18:00 për t’u mbyllur, ndërsa në rrugë ndjehen edhe sirenat e policisë vendore që janë vënë në qarkullim për të mbikëqyrur zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.