Futboll

Video/ Kadizi turpëron Barcelonën, Realin e shpëton një autogol

Barcelona ka pësuar një humbje turpëruese në javën e 10-të të kampionatit në La Liga. Katalanasit janë mundur 2-1 në fushën e Kadizit, duke përfunduar në vend të shtatë të renditjes me 14 pikë. Një tjetër zhgënjim që vërteton se Barcelona e këtij sezoni është shumë larg asaj të zakonshmes.

https://streamable.com/dil8q4
Goli i parë i Kadizit. Gazeta Si, 5 dhjetor 2020

Kadizi kaloi në avantazh pas 8 minutash me Gimenez. Barcelona ishte me fat, pasi një autogol i Alkala solli barazimin dhe u duket se do të vinte përmbysja, por Alvaro Negredo, i aktivizuar nga stoli, shënoi golin e dytë për Kadizin, që renditet i pesti në kampionat. Barcelona pëson kështu një tjetër disfatë dhe nevoja për ndryshim është emergjente.

https://streamable.com/5wt1c9
Goli i dytë i Kadizit. Gazeta Si, 5 dhjetor 2020

Ka vuajtur jo pak edhe Reali i Madridit në fushën e Seviljes, por në fund ia ka dalë të marrë 3 pikë të rëndësishme, duke fituar 0-1. Trajnerin Zinedin Zidan e ka shpëtuar një autogol i portierit Bono. Renditjen në Spanjë e kryeson Atletiko Madrid, që ka mundur Valadolidin 2-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë