Ne rrjet

Video/ Ish-koloneli rus në TV shtetëror tregon para publikut: Situata do të përkeqësohet

Gazeta Si - Propaganda ruse deri më tani ka mbajtur një profil jashtëzakonisht agresiv në televizionin shtetëror rus.

Por diçka – sidomos ditët e fundit – duket se ka ndryshuar në Moskë.

Në orët e fundit, gjatë emisionit më të njohur rus, Mikhail Khodaryonok - një ish-kolonel dhe tani një analist ekspert për çështjet ushtarake - i habiti të gjithë duke thënë se informacioni për demoralizimin e trupave ukrainase, "është i rremë".

Ukrainasit janë "shumë të motivuar dhe të gatshëm të vdesin për vendin e tyre" (ekzistenca e të cilit u vu në dyshim nga Putin), dhe se Rusia është "në një pozicion të izolimit total gjeopolitik", me vende si India dhe Kina.

"Ato nuk janë plotësisht pranë nesh". “Në fakt, edhe nëse e urrejmë ta pranojmë, e gjithë bota është kundër nesh”, tha ai, duke shtuar se “situata do të përkeqësohet”.

Pozicioni i tij është shprehur nga skena më popullore nga ana e publikut rus:.

I gatshëm për të "ulur" pritshmëritë e rusëve në krahasim me një "operacion special", që deri më tani nuk ka ecur sipas planit - i bashkohet atyre të një grushti të vogël, por në rritje ish-ushtarësh, që tani kritikojnë hapur jo komandantin e përgjithshëm, por gjeneralin Shoigu - ministrin e tyre të Mbrojtjes.

Më 13 maj, Igor Girkin - një ish-komandant i forcave pro-ruse në Donbas - foli kundër shefit të mbrojtjes së Moskës: "Unë e akuzoj drejtpërdrejt Shoigun, të paktën, për neglizhencë kriminale", sipas kanalit Telegram. “Nuk kam asnjë provë për ta akuzuar për tradhti, por e dyshoj”.

Girkin - i njohur gjithashtu si "Strelkov" ose "snajperi" - akuzohet për vrasje në Holandë dhe për rolin që dyshohet se ka luajtur në rrëzimin e avionit MH17 të “Malaysian Airlines” në qiellin e Ukrainës në vitin 2014.

Ai është një kritik "i krahut të djathtë", i cili i bën thirrje Putinit të rrisë praninë ushtarake të Rusisë në luftë, duke shtuar trupat në terren.

Javët e fundit, çeçeni Ramzan Kadirov, ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm, ndërsa më 10 maj, një ish-mercenar i Kremlinit, Marat Gabidullin i grupit famëkeq “Ëagner”, i tha agjencisë “Reuters” se trupat ruse ishin dërguar në Ukrainë pa trajnimin e duhur.

Gabidullin kishte marrë pjesë në ekspeditat e “Ëagner”-it në Ukrainë përpara se të largohej nga grupi në vitin 2019.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë