Gazeta Si – Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë mbrëmjen e të shtunës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama prej 3 javësh, një protestues i maskuar hoqi dhe përdhosi flamurin e Izraelit pranë ambasadës izraelite, ndërsa pamjet e incidentit u shpërndanë më pas në rrjetet sociale.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si akt urrejtjeje dhe intolerance që nuk lidhet me të drejtën për protestë paqësore.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën shekullore shqiptare të mikpritjes dhe nderit.
“Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë, as popullin shqiptar. Përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë”, thuhet në njoftim.
Më tej, saktësohet se ministria riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.rojnë vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
Edhe Komuniteti Hebraik Shqiptar, e quajti incidentin një “sinjal alarmi”, duke shprehur shqetësim për normalizimin e gjuhës antisemitike dhe thirrjeve kundër Izraelit gjatë protestës.
Si MEPJ, ashtu edhe Komuniteti Hebraik Shqiptar, u bënë thirrje institucioneve të hetojnë ngjarjen, të identifikojnë autorët dhe të mbrojnë vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje