Nga Superliga në Turqi, aty ku kanë gjetur oazin e tyre. Paraqitje shumë e mirë e tre ish-lojtarëve të Kukësit, Valon Et’hemi, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca, që vazhdojnë të shkëlqejnë në Turqi, aty ku aktivizohen me skuadrën e Istanbulspor në Ligën e dytë turke.
Në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Altay-t në transfertë, Rroca realizoi golin e parë, ndërsa asistoi në golin e dytë të realizuar nga Ethemi. Nuk mund të mungonte edhe Abazaj, i cili gjithashtu u bë protagonist në minutën e 85′, duke dhënë asist në golin e tretë, që vulosi sfidën në 1-3. Një ndeshje vërtet për “kartolinë” për shqiptarët në Turqi.
Pas 19 ndeshjeve në kampionat, Istanbulspor renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë ndaj vendit të parë dhe ka synim ngjitjen në elitën e futbollit turk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.