Përballë Juventusit në finalen e Kupës së Italisë do të jetë Atalanta. Skuadra bergamaske ka eliminuar Napolin, duke e mundur 3-1, ndërsa ndeshja e parë në “Maradona” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.
Derbin e shqiptarëve e ka fituar Berat Gjimshiti, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Atalantën. Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në këtë ndeshje, ku përballë kishte Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmanin.
Për Hysajn ndeshja zgjati vetëm 42 minuta, ai u zëvendësua nga trajneri Gatuzo në fundin e pjesës së parë, kur rezultati ishte 2-0. Shkodrani ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkohë që për të ka pasur edhe një shqetësim fizik.
Atalanta realizoi dy gola shumë shpejt, me autorë Duvan Zapatën dhe Pesinën. Napoli u fut në lojë me fillimin e pjesës së dytë, kur Lozano shkurtoi shifrat në 2-1. Megjithatë, kontrollin e lojës e kishte Atalanta, që shënoi edhe golin e tretë me Pesinën, duke siguruar kështu kalimin në finale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.